A ka hapur konkurs drejtoresha e DKA-së për të punësuar veten?

3398

Drejtoria e DKA-së, ka hapur një konkurs për drejtor të 3 shkollave, menjëherë pas humbjes së PDK-së më 22 tetor.

Konkurset janë hapur për Drejtor në SHFMU “Isa Boletini”, SHMLP “Selajdin Mullabazi” dhe SHUM “Faik Sylka”.

Mirëpo, siç mësohet, njëra nga kandidatet për drejtor në “Selajdin Mullabazi”, është vet drejtoresha e DKA-së Vjollca Vuçitërna.

Këtë e ka bërë të ditur NISMA për Kosovën, Dega në Rahovec me anë të një komunikate.

“Pas publikimit të rezultateve zgjedhore, fillojnë konkurset për pozita politike.
Drejtoresha e Arsimit, Vjollca Vuçitërna, hap konkurs për drejtor të shkollës profesionale “Selajdin Mullabazi -Mici”. Ky konkurs është hapur me qëllime të interesave private pasi që një prej kandidateve është vet drejtoresha e arsimit, dhe ky konkurs është i montuar nga vet drejtoresha e arsimit dhe si kundër kandidatë kanë aplikuar vetë argatët e saj! Në këtë mënyrë, rimarrja e postit aktual është më se e sigurtë pa pasur asnjë kundërkandidatë të mirëfilltë!”, shkruan NISMA në reagim.

Reagim:Pas publikimit të rezultateve zgjedhore, fillojnë konkurset për pozita politike. Drejtoresha e Arsimit,…

Posted by NISMA për Kosovën – Rahovec on Sunday, November 26, 2017

Konkursin mund ta gjeni duke klikuar këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here