AgroCelina e Rahovecit shënon Ditën e Eksportit të Perimeve

0
1247

nga Shaip Shala
Qendra Grumbulluese e pemëve dhe perimeve “AgroCelina”, me seli në Xërxë të Rahovecit, shënoi Ditën e Eksportit të perimeve, dhjetëvjetorin e themelimit,  si dhe promovimin e linjave të reja të përpunimit të perimeve, ku ishin të pranishmit zyrtarë komunal, partnerët nga Austria, Gjermania, mysafirë nga Shqipëria, si dhe nga Gjakova fqinje, nënkryetari Ramadan H. Hoti dhe drejtori i Drejtorisë për bujqësi, Bekim Ermeni.
Menaxheri i QG” AgroCelina” , Fehim Rexhepi, duke përshëndetur mysafirë të pranishëm, thotë: “Dhjetë vite më heret, kemi filluar punën jo në rrethana të favorshme, pa mekanizim, në rrugë, por me kurajo dhe vullnet të madh., por falë kompanisë GBH “Kelmendi” në Gjermani, kemi gëzuar përkrahje dhe kemi filluar edhe me eksportin e perimeve të Anadrinisë në këtë vend, por tash perime tona eksportohen edhe në Austri dhe shumë shtete tjera, por synimet tona janë që të fillojmë edhe me projekte tjera në përpunimin e perimeve, të cilat do të jenë të mirëpritura në Kosovë, por edhe në tregjet europiane”, raporton RahovecPress.
“E gjithë punën kemi arritur falë shumë partnerëve nga Gjermania, Austria, USAID-i dhe kuvendit komunal të Rahovecit”.
Në emër të kryetarit Vehapi, ka folur drejtori i Drejtorisë për BPZHR, Feim Fetoshi, i cili në vazhdim thotë: “Respekt për punën e QG “AgroCelina”, nuk ka nevojë të flitet shumë për perimet e kësaj treve, sepse ato prodhime tashmë janë të njohur edhe në shtetet europiane. Perimkultura duhet të avancohet dhe stimulohet sepse ne kemi produkte kualitative që mund të konkurojnë barabartë në tregun europian”.
Në vazhdim ka folur dr.prof, Skender Kaqiu, dekan i Fakultetit të Bujqësisë, i cili thotë se themelimi i qendrës grumbulluese të pemëve dhe perimeve ka qenë ideja e 17 viteve më parë, por edhe shitja e këtyre produkteve, ndërkaq me fjalë miradie, veprimtarinë e AgroCelinës e kanë përshëndetur, Bekim Ermeni, dhe përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtare “IPSIA”, Visar Haxhifazliu, i cili thotë se është kënaqësi të bashkëpunosh me menaxherin Fehim Rexhepi.

Duhet cekur se linja e re për përpunimin e perimeve, është përuruar me ndihëmën e Zyrës të Bashkimit Europian në Prishtinë.  /RahovecPress
img_0215 img_0204

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU