Aktorë të teatrit prishtinas vijnë në Rahovec për të performuar një shfaqje

0
1128

shfaqjaTalentë prishtinas të aktrimit në teatër, do të zbarkojnë nesër në Rahovec duke sjellë shfaqjen “Marinsat e Luftës Private”.

Tre ushtarë të cilët janë në një spital psikiatrik nga pasojat e luftës janë të harruar nga shteti i tyre. Kjo shfaqje tregon për peripecitë e tyre që bëjnë për të dalë nga ai vend e që të jetojnë edhe ata si qytetarë të shtetit në të cilin kanë kontribuar.

Kjo shfaqje, siç mëson RahovecPress është shfaqur dy herë në teatrin “Dodona” në Prishtinë para se të vijnë në Rahovec.

Artistët po vijnë vullnetarisht në shtëpinë e kulturës në Rahovec, kurse kanë kërkuar vetëm mbulimin e shpenzimeve të transportit.

Shfaqja ipet nesër nga ora 16:00 në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj”. /RahovecPress

marinsat

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU