Çadraku kërkon ta përkrahë Vehapin, strukturat e kundërshtojnë fuqishëm

2638

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Rahovec, Dervish Çadraku, është i interesuar që ta përkrahë kandidatin e PDK-së, Idriz Vehapi.

RahovecPress nga burime të sigurta brenda Vetëvendosjes në Rahovec ka mësuar se Çadraku madje ka pasur komunikim me Vehapin ku edhe ka pasur negociata të avancuara për një mbështetje të mundshme.

Në disa mbledhje të Vetëvendosjes në Rahovec, Çadraku i ka informuar strukturat lidhur me këto biseda dhe ka insistuar në një koalicion të mundshëm me PDK-në, formal ose jo-formal.

Por, siç mëson RahovecPress nga burime të këtyre mbledhjeve, ai ka hasur në një kundërshtim të madh nga strukturat, të cilat ashtu si qendra, refuzojnë që të ketë koalicion me PDK-në. Sipas burimeve tona, strukturat insistojnë që në balotazh VV të mbetet neutrale.

Çadraku përndryshe ka qenë pjesë e PDK-së dhe e qeverisjes së komunës me këtë parti gjatë kohës sa komunën e ka udhëhequr Qazim Qeska. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here