Degët e LDK’së në rajonin e Prizrenit në përkrahje të kryeministrit Mustafa

0
905

 

Foto: Facebook/Avdullah Hoti
Foto: Facebook/Avdullah Hoti

Në një kohë kur partitë politike në Kosovë i kanë shpeshtuar takimet me strukturat e tyre në terren, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me Isa Mustafën, njëherësh kryeministër i Kosovës, kanë mbajtur sot një takim me strukturat drejtuese të degëve të rajonit të Prizrenit, në mesin e këtyre degëve edhe ajo e Rahoveci.

Njoftimin përmes faqes së tij zyrtare në Facebook e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK’së në Rahovec, Avdullah Hoti, i cili në qeverinë aktuale është Ministër i Financave.

Më poshtë është deklarata e plotë e ministrit Hoti publikuar në Facebook:

Degët e LDK-së në rajonin e Prizrenit përkrahje të plotë për përkushtimin e Qeverisë Mustafa në zhvillimin e vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti sot në Prizren takim me strukturat drejtuese dhe veprimtarët e degëve të partisë të Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit dhe Zhurit.

Në takim, i cili u hap nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, përfaqësuesit e degëve të LDK-së në regjionin e Prizrenit shprehën mbështetje për procesin e avancimit të organizimit të brendshëm të LDK-së, duke dhënë propozime konkrete për avancimin e Statutit të LDK-së.

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në regjionin e Prizrenit, gjatë takimit, shprehën mbështetje të plotë për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Përfaqësuesit e degëve të LDK-së, po ashtu, çmuan lartë përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e programit qeverisës, reformimin dhe avancimin e politikave në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillim ekonomik.

Veprimtarët dhe përfaqësuesit e strukturave të LDK-së në këtë regjion përshëndetën me theks të posaçëm punën dhe rezultatet konkrete të Qeverisë Mustafa në proceset integruese euroatlantike dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU