Ekskluzive: Supremja hedh poshtë ankesën e PDK-së në Rahovec

2347

RahovecPress mëson se PDK është ankuar pas vendimit të PZAP në Gjykatën Supreme.

PDK në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte kërkuar rinumërim në Fortesë dhe rivotim në disa qendra, përfshirë edhe shkollën “Isa Boletini” në Rahovec.

PZAP e kishte aprovuar kërkesën për rinumërim, por jo edhe atë për rivotim.

PDK, e pakënaqur me këtë vendim, ishte ankuar edhe në Supreme.

Mirëpo, siç mëson RahovecPress, edhe atje i është hedhur poshtë ankesa Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Rahovec.

Pra, në komunën e Rahovecit nuk do të ketë rivotim, kurse në Shkollën “Liria” në Fortesë do të ketë rinumërim, për të larguar të gjitha dyshimet.

KQZ para pak çastesh ka njoftuar se rinumërimi do të bëhet nesër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here