Fadil Vuçitërna rikthehet si kryetrajner i KF Rahovecit

0
213

Ish futbollisti i Prishtinës, Rahovecit, Trepçës, Apolonisë së Fierit, ku ka luajtur si kosovari i parë në elitën e futbollit shqiptar dhe i Dukagjinit, Fadil Vuçitërna, është emëruar sërish në postin e kryetrajnerit të KF Rahovecit, klubit i cili po përjeton çaste më të vështira në karrierën 86 vjeçare, si një ndër pesë klube më të vjetra në futbollin tonë.

Klubi gjendet në pozitë të palakmueshme sa i përket vendit në renditjen tabelare, me vetëm 12 pikë në vendin e fundit, dhe emërimi i Vuçitërnës në postin e kryetrajnerit, nga futbolldashësit rahovecas konsiderohet si shpresë e madhe për të shpëtuar klubi nga më e keqja, shkruan “GazetaOlle.com”.

Me rikthimin e Vuçitërnës si kryetrajner, janë rikthyer edhe mbrojtësit Hamëz Merxha dhe Muhamed Shehu, i cili do të kryen edhe rolin e zv. trajnerit, i cili repart në ndeshjen e së dieles me Kosovën e Prishtinës ka qenë pika neuralgjike e skuadrës.

Lidhur me rikthimin e tij dhe gjendjes momentale, kryetrajneri Vuçitërna, enkas për gazetaolle thotë : “Jam i vetdijshëm se gjendja momentale është e palakmueshme, por duke shikuar pjesën e poshtme të renditjes tabelare, shpresoj që me një angazhim më të madh të lojtarëve, deri në fund të stinorit pranveror, gjegjësisht kampionatit, do ta evitojmë rrezikun i cili për momentin po na kanoset,  dhe do ta arrijmë synimin kryesor, e ai është mbijetesa në ligë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU