Filloi shqyrtimi publik i Planit Rregullues “Qendra e vjetër e qytetit” në Rahovec

0
718

foto12Në galerinë e arteve të Qendrës kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt shqyrtimi i parë i Planit Rregullues të Hollësishëm ” Qendra e vjetër e qytetit” në Rahovec, plan ky i cili është aprovuar nga Kuvendi komunal i Rahovecit dhe financohet nga OJQ suedeze ChWB, gjegjësisht Trashëgimia Kulturore pa Kufij e Suedisë.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje e Mjedisit,  falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, dhe thotë se janë mbajtur katër punëtori me qytetarët dhe takime të përbashkëta në lidhje me Planin Rregullues, jemi në partneritet me organizatën suedeze CHwb, dhe shfrytëzoj rastin t’ i përshëndes, kryesisht z.Shkelqim Dacin, i cili ka qenë i angazhuar qysh nga fillimi i hartimit të këtij plani, në këtë drejtim jemi për një hap para të gjitha komunave.

Në vazhdim, Shkelqim Daci, zyrtar nga  ChWB, e elaboroi në mënyrë profesionale Planin Rregullues, duke thënë se gjatë hartimit të planit është definuar bërthama e qytetit të Rahovecit, i cili në vazhdim foli edhe për vizionin, qëllimeve dhe parimeve të këtij plani. Trashëgimia e Rahovecit do të jetë boshti kryesor për zhvillimin ekonomik lokal, ku përmes trashëgimisë kulturore do të zhvillohet ekonomia përmes artizanateve. Daci thotë se janë identifikuara 29 objekte kulturore, nga të cilat 9 janë hyrë në mbrojtje të shtetit. Plani Rregullues ka paraparë hapësira të gjelbërimit dhe infrastrukturën rrugore, si dhe shfrytëzimin e pronave.

Qytetarët të cilët janë të interesuar të dinë me shumë rreth këtij plani, do të kenë mundësi që  të shohin të ekspozuar  Planin Rregullues në hollin e Qendrës kulturorë. Gjatë orarit të ditëve të punës nga ora 10:00 deri 14:00, nga data 22 shkurt deri me 19 mars 2016, ku një zyrtar i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, do tˈua shpjegoj planin çdo qytetari si dhe do të i evitoj të gjitha shqetësimet, ndërsa sugjerimet dhe vërejtjet do ti shënoj në librin që do të jetë i hapur dhe i ekspozuar për qytetarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU