Fillon vaksinimi i gjedheve në Rahovec

0
584

Komuna e Rahovecit, ka filluar me vaksinimin e gjedheve kundër sëmundjes gungore.

Në një njoftim për media thuhet se vaksinimi po bëhet me qëllimin që të mos përhapet kjo sëmundje, e cila nëpër disa Komuna ka shkaktuar edhe ngordhjen e gjedheve.

Në dispozicion janë 9 mijë vaksina, të cilat janë të mjaftueshme për vaksinimin e të gjitha gjedheve në këtë komunë.

Në Rahovec janë paraqitur gjashtë raste, ndërsa i tërë procesi i vaksinimit përfundon brenda 20 ditëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU