Fitorja e KF Rahovecit ndaj Ballkanit nuk vlen, humbet 3-0 në tavolinë!

1539

KF Rahoveci është dënuar me rezultat 0-3 në ndeshjen e fituar ndaj Ballkanit, për shkak të një parregullsie.

KF Rahoveci ka aktivizuar një lojtar të suspenduar me katër kartonë, sipas FFK-së, duke bërë që ndeshja të humbet në tavolinë.

Lexoni vendimin më poshtë:

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovë në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 9-të e Ligës së Parë, KF Rahoveci – KF Ballkani, konform nenit 58  të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:

V E N D I M

Miratohet ankesa e KF Ballkani si e bazuar dhe ndeshja e javës së 9-të ndërmjet KF Rahoveci – KF Ballkani, e cila në fushën e gjelbër u mbyll 1:0 për vendasit, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ballkani.

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Rahoveci – KF Ballkani e vlefshme për  javën e 9-të të Ligës së Parë të Kosovës konstatoi se KF Ballkani ka ushtruar ankesë në parregullsin e paraqitjes së lojtarit të KF Rahoveci, Arber Likaj nr lic 14 dhe nr ID 001850m97 i cili para kësaj ndeshje ka pasur 4 kartona të verdhë. Pas administrimit të gjitha shkresave në lëndë u vërtetua se lojtari i lartë pëermendur është aktivizuar në javën  e 4, 6, 7 dhe javën e 8 ku është ndëshkuar me kartona të verdhë, po ashtu është aktivizuar në javën e 9-të në ndeshjen Rahoveci- Ballkani, në të cilën detyrimisht është dashur të pushojë. Pasi i njëjti është aktivizuar në javën e 9-të kemi të bëjmë me  shkeljet e nenit 48 paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave, çka do të thotë se lojtari i ndëshkuar me 4 kartona të verdhë detyrimisht pushon në xhiron e radhës, prandaj Komisioni i Garave miraton e ankesën e KF Ballkani si të bazuar dhe ndeshjën e javës së 9-të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ballkani.

Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

KËSHILLË JURIDIKE:

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas  procedures së paraparë më Propozicionet e Rregullores së FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 11.10.2017.

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here