Gjendet një mjet i pashpërthyer në Rahovec, intervenon FSK

2831

Një femër nga fshati Dejn i Rahovecit dje rreth orës 18:40 e ka njoftuar Policinë e Kosovës se në oborrin e saj gjendet një mjet i pashpërthyer.

Me këtë rast  Policia e ka siguruar vendin e ngjarjes meqë rast njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar,.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar granatë dore, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here