Gjuriq: Kosova – djepi i vreshtarisë së Serbisë

0
1703

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë “se Kosova është djep i vreshtarisë pa marrë para sysh vështirësitë me të cilat ballafaqohen kultivuesit e saj që i kanë sot në gjithë Kosovën e edhe në rrethin e Rahovecit prej nga i kanë furnizuar sundimtarët e lozes së Nemanjiqëve dhe shumë manastire serbe”.

“Në ditën e sotme duhet përkujtuar se cari serb Dushan ka qenë murgu i vetëm në botë që ka pasur verësjellës. Ai e ka pasur verësjellësin të gjatë 25 kilometra të ndërtuar me gypa qeramike dhe e ka dërguar verën nga vreshtat e veta në Hoçë të Madhe dhe në pallatet në Svërçin e Ribnik te Prizreni”, ka thënë Gjuriq, njofton radio Kim, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se tradita e verëtarisë është e gjallë ende në këtë pjesë dhe Manastiri i Deçanit vazhdon të prodhojë verë nga vreshtat Rahovecit.

“Zyra për Kosovën në të kaluarën ka ofruar shumë ndihmë në pajisje e material riprodhues për verëtarët serbë në Kosovë e edhe në të ardhmen do të ofrojë lehtësi për plasimin e verës në treg”, ka thënë ai ndër të tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU