Haradinaj emëron zv. Ministrin e dytë nga Komuna e Rahovecit

3814

Pas Besnik Hotit, i cili pas rundit të parë zgjedhjeve lokale, u emërua zv. Ministër i Punëve të Jashtme, Ramush Haradinaj, ka emëruar edhe një zëvendës ministër nga Komuna e Rahovecit.

Dje, me një vendim të Haradinajt, Musa Cena, është emëruar zëvendës ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

“z. Musa Cena, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushën e përcaktuar nga Ministri, si dhe për zëvendësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij”, thuhet në vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here