Haradinaj tregon kandidatin e AAK-së për kryetar të Rahovecit

0
511

Smajl Latifi do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit.

Këtë e ka konfirmuar në Interaktiv Deputati i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai po ashtu ka treguar se Ardian Gjini do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gjakovë, ndërsa Fatmir Gashi do të jetë kandidat për Pejë.

“Në Pejë do të shkojmë me Fatmir Gashin, në Gjakovë me Ardian Gjinin, mendoj se është djalë i dëshmuar. Smajl Latifi në Rahovec edhe pse humbi për 300 vota, ndërsa në Suharekë është Bali Muharremaj”, ka njoftuar ai në Interaktiv.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU