Hoti: LDK në Rahovec do të qëndrojë në opozitë me çdo çmim

1441

Koalicioni në mes të PDK-së dhe LDK-së në Rahovec nuk do të ndodh përkundër zërave që një koalicion i tillë mund të ndodhë para balotazhit të 19 nëntorit.

Avdullah Hoti i LDK-së dhe Idriz Vehapi i PDK-së siç duket nuk janë marrë vesh për këtë koalicion, ani pse ka pasur takime në mes dy taborëve.

Kryetari i degës së LDK-së në Rahovec, Avdullah Hoti ka thënë për Gazeta Blic se qëndrimi i degës së LDK-së në këtë komunë është i qartë, jo koalicion me partitë që garojnë në këtë komunë.

“Qëndrimi i degës së LDK-së në Rahovec është i qartë është dhënë para dy javësh dhe ne nuk hyjmë në koalicion me askënd për faktin se nuk garojmë në këtë komunë. Do të jemi neutral sa i përket kësaj çështjes. LDK në Rahovec do të mbesë në opozitë për çfarë do çmimi”, ka thënë Hoti për Gazeta Blic.

Në anën tjetër, kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e PDK-së, Idriz Vehapi ka pohuar që ka pasur takime me LDK-në, por që thotë se nuk është arritur marrëveshja.

“Qëndrimi i LDK-së është i qartë dhe ata dojnë të mbesin neutral. Ne kemi qenë të hapur me gjitha subjektet politike por që deri më tani nuk ka pasur asgjë”, ka thënë Vehapi, duke shtuar se do të vazhdojnë takime tjera me partitë që nuk janë në balotazh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here