Hoxha: Nuk do të lejojmë që rasti i Deharit të heshtet si ai i Elvis Pistës

0
1291

ylli-hoxhaZyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, me anë të një postimi në Facebook ka krahasuar vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, me atë të ish-kandidatit rahovecas për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.

Ai ka thënë se VV nuk do të lejojë që rasti i Deharit të heshtet si ai i Pistës.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Po done ta heshtin vdekjen e Astrit Deharit. Po e bllokojne debatin parliamentar duke ushtruar trysni mbi deputetet. Deputetet nuk terhiqen vete, ata I detyron dhe I perule Klani Pronto.

Por kerkesa per drejtesi per Astrit Deharin nuk ndalet si ajo e Elvis Pistes apo Dino Asanajt. Ajo vetem do te rritet. Do te rritet sepse Astriti ka qene shok, dhe ka lene shume shoke te lire, qe asnjeher nuk ndalen. Nuk friksohen. Nuk blehen. Nuk perulen para krimineleve. Ata jane krejt Astrita!

Shoket e Elvisit u heshten shpejt, shoket e Astritit shpejt do t’i heshtin kriminelet!

Dehari u gjend i vdekur në burgun e Prizrenit ku ishte i paraburgosur, përderisa akoma nuk dihet nëse ishte vrasje apo vetëvrasje. /RahovecPress

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU