Idriz Vehapi me kabinet do të harxhojnë 3,400 euro për “udhëtim studimor” jashtë vendit (Dokument)

2661

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, së bashku me ekipin e tij, kanë vendosur të marrin rrugë jashtë vendit, për disa ditë.

Arsyeje për këtë është përgatitja e buxhetit dhe planit të punës së kuvendit të komunës së Rahovecit.

Në tenderin që e ka shpallë komuna e Rahovecit, ky udhëtim është cilësuar si “udhëtim studimor”, shkruan Gazeta Fjala.

Para të taksapaguesve për këtë udhëtim të pazakontë, Komuna ka paraparë të shpenzojë plot 3 mijë e 400 euro

Organizimi i vizitave studimore do të bëhet në qytetet e Tetovës, Pogradecit, Tiranë dhe Durrës.

“Për anëtarë të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, do të organizohen 3 ditë trajnime ku do të angazhohet transporti i anëtarëve bashk me shpenzimet e tjera si ushqimi, akomodimi (në hotele) etj”, thuhet në tender. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here