IMPRESUM

rahovecPressDuke i ndjekur zhvillimet bashkëkohore në këtë kohë të modernizimit të mjeteve të informimit dhe të teknologjisë, dhe duke parë nevojën e madhe për komunikim sa më të shpejtë dhe orgjinal, një grup profesionistësh nga Rahoveci, ka marrë iniciativën për krijimin e një faqeje interneti, faqe e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve të Rahovecit.

Portali RahovecPress do të jetë një adresë që do të na bashkojë të gjithëve, pra do të jetë një faqe e të gjithë qytetarëve të Rahovecit, e institucioneve, subjekteve, fshatrave dhe shoqatave të ndryshme.

RahovecPress do të jetë vend i shprehjes së lirë, do jetë portal i pavarur, i pandikuar dhe i paanshëm. Qëllimi ynë është që t’ju informojmë saktë, drejtë dhe shpejtë. Ne do të jemi të përkushtuar që t’ju ofrojmë informata rreth zhvillimeve dhe ngjarjeve më të fundit në komunën e Rahovecit, duke përfshirë materiale nga historia, sporti, kultura, bujqësia dhe shumë aktivitete tjera.

Portali RahovecPress është themeluar me 21 Nëntor 2013 në Rahovec.

RahovecPress nga 1 shkurt 2016 udhëhiqet nga: Rumir Zhuniqi, Betim Zllanoga dhe Dardan Hasku.

Misioni ynë: i pavarur, i pandikuar dhe i paanshëm.