Ja kur do të bëhet Kosova me Qeveri të re

24

Përfaqësues të koalicionit PAN kanë bërë të ditur se deri në fund të kësaj jave do të konstituohet Parlamenti dhe do të votohet edhe qeveria “Haradinaj”. Me shumë gjasë seanca e Kuvendit do të ftohet për nesër. Në anën tjetër, lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja thonë se Qeveria e re do të dirigjohet nga Beogradi, shkruan sot Zëri. \

Koalicioni PAN, të cilit së fundmi i është bashkuar edhe AKR-ja, po vazhdon të zotohet se këtë javë do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe do ta votojë Qeverinë.

Madje, si datën më të afërt për vazhdimin e seancës PAN-i po e përmend datën 7 shtator (ditën e nesërme), ndërsa një ditë më pas, sipas tyre, do të votohet ekzekutivi i ri. Por pavarësisht se kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjes së PAN-it për seancë, këta të fundit ende nuk kanë treguar se kur janë të gatshëm për vazhdimin e saj.

Ndërkohë as Lista Serbe deri më tash nuk ka dalë publikisht në përkrahje të bërjes së Qeverisë nga PAN-i. Nga ana tjetër, LVV-ja dhe LDK-ja kanë konsideruar se Qeveria e ardhshme nuk do të jetë assesi jetëgjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here