Kapet i dyshuari për vrasjen e Egzon Mazrekut

0
1474
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës

Njëri prej të dyshuarve për vrasjen e 22 vjeçarit Egzon Mazreku në Sopijë të Suharekës, gjendet në duart e policisë.

Naser Makolli, i cili ditë më parë është bërë publik nga policia për të ndihmuar kapjen e tij, është personi i cili është në procedurat e intervistimit, transmeton Koha.net.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net edhe zëdhënësi policor, Baki Kelani.

“Po mund të ju konfirmojmë se i dyshuari N. M. tani gjendet në procedurë të intervistimit nga hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda. Të gjitha procedurat e mëtutjeshme policore do të realizohen në koordinim me prokurorinë kompetente,” ka thënë Kelani.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU