KB Rahoveci fton të gjithë në ndeshjen e parë si “vendas”, biletat falas

576

KB Rahoveci do të zhvillojë ndeshjen e parë si “vendas” në Superligën e Kosovës në Basketboll, këtë të shtunë, në Gjakovë, ndaj Bashkimit të Prizrenit.

Ndeshja ndaj Bashkimit konsiderohet edhe si derbi i xhiros së tretë.

KB Rahoveci detyrohet që ndeshjet si vendas ti luajë jashtë Rahovecit për shkak se palestra akoma nuk ka përfunduar.

“Pas dy fitoreve resht si mysafir është koha për një super ndeshje që këtë të shtunë në ora 18:00 e luajm si vendas në Gjakovë ndaj Bashkimit të Prizrenit”, ka shkruar klubi mes tjerash në Facebook.

Mësohet se hyrja për tifozët do të jetë falas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here