KB Rahoveci i rikthehet fitoreve, fiton dramën ndaj Kerasan Prishtinës

0
917

Me një ndeshje tejet intersante ka filluar xhiro e VIII e Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra e Rahovecit, e cila ditë më parë largoi 5 lojtarë nga skuadra, e mposhti në sekondat e fundit Kerasan Prishtinën, skuadër e cila zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, por megjithatë nuk e arriti fitoren e parë të stinorit.

Edhe pse në letër ishte favorit, mungesat e lojtarëve të larguar ishin të dukshme te vreshtarët dhe skuadra vendase e drejtuar nga Sefaja e shfrytëzoi këtë në 3 çerekët e parë të takimit. Mirëpo, ‘Vreshtarët’ nuk u dorëzuan dhe forcën e tyre e treguan në çerekun e fundit, çerek në të cilin ata shënuan 22 pikë dhe pranuan vetëm 7, duke e mbyllur takimin me fitore me rezultat të ngushtë 77-79.

Më i dalluari tek Rahoveci ishte Valon Bunjaku me 31 pikë, prej të cilave 5 treshe, kurse te Kerasani më efikasi ishte kapiteni Kreshnik Muçolli me 19 pikë.

Xhiron e ardhshme, Rahoveci e pret Vëllaznimin, ndërsa Kerasani i shkon Bashkimit në Prizren. /Borozani

kerasani rahoveci tabela

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU