KB Rahoveci largon 5 lojtarë, shfaqen pakënaqësi

0
1772

Klubi i Basketbollit Rahoveci, që garon në Superligën e Kosovës në basketboll, ka larguar 5 lojtarë, mes tyre 3 lojtarë që kanë qenë pjesë e klubit sezonin e kaluar kur skuadra u inkuadrua në Superligë duke bërë historinë, mëson RahovecPress.

Për shkak të këtyre largimeve, ka reaguar edhe ish-basketbollisti Shaban Sokoli, që poashtu ka qenë pjesë e klubit në sezonin e kaluar historik si dhe një nga bashkë-inicuesit për ri-funksionalizimin e KB Rahovecit.

Më poshtë, lexoni postimin e Sokolit në Facebook:

LARGOHEN NGA KB RAHOVECI LOJTAR QË SHKRUAN HISTORI DHE ARSYEJA BUXHETI/QEFI

ALBAN LATIFAJ – ARDIT OSMANI – HALIM NURSHABA

(Bordi e don klubin kush kritikon ai se don – sipas Bordit)

E unë sot po shkruaj dhe ndoshta më tepër do shkruaj në ditët në vazhdim është shumë turpëruese kur mora vesh sot që lojtarët kyq apo mund të them lirisht ish-bashkëlojtarët e mi sa isha pjesë e klubit sezonin e kaluar ku shkruam histori dhe Rahoveci sot gëzon epitetin e pjesëmarrjes në Superligën e Basketbollit, u larguan nga klubi po ata të cilët ishin lojtarë kyq:

Alban Latifaj – ishte që nga fillimi ai që mbante ekipin në lojë dhe shumë herë vendosi fitore për ne.

Ardit Osmani – një djalosh i cili i dha shumë klubit i cili me 3-pikshat e tij neve si bashkëlojtarë na ipke epitetin e të qenit lider në fushë.

dhe

Halim Nurshaba – djaloshi i cili vetëm për të dhënë kontribut dhe të jetë pjesë e klubit bënte udhëtim Prishtinë-Rahovec , Rahovec-Prishtinë, vetëm e vetëm që të jetë kontributdhënës, dhe askush Halimit ska të drejt as Bordi as Stafi Teknik askush ti mohoj të stërvis me klubin sepse klubi është ma shumë i atij sesa i këtyre tjerëve.

Mos harroni njerëz ju njohin mirë por jo-falenderoues po tregoheni ndaj këtyre.

Ndërkaq, RahovecPress mëson se janë edhe dy lojtarë të afruar së fundmi, që klubi i ka larguar – Ujkan Karanezi dhe Ardit Beqiri.

Zyrtarisht nuk dihen arsyet e largimit dhe akoma nuk ka pasur ndonjë njoftim nga klubi. /RahovecPress

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU