KB Rahoveci sot pret Prishtinën, ja ku mund ta ndiqni LIVE

988

KB Rahoveci sonte do të ketë testin e vërtetë në këtë sezon, kur do të përballet me kampionin aktual dhe favoritin për t’u shpallur sërish kampion, KB Prishtina.

Pas rezultateve mjaft të mira në këtë sezon, Rahoveci duket se është gati për ndeshjen e sotshme, pa mungesa dhe me motiv të lartë pas fitores së derbit ndaj Yllit.

Ndeshja do të zhvillohet në Gjakovë sot nga ora 18:00, ku Rahoveci do të luajë si vendas në mungesë të palestrës. Për ju që nuk keni mundësi të shkoni ta shikoni ndeshjen, ndiqeni faqen e Radio Aktiv në Facebook, pasi që kjo radio do e transmetojë ndeshjen në faqen e vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here