Këtë muaj hapen thirrjet për aplikim për Grante dhe Subvencione në Ministrinë e Bujqësisë

0
1565

ministria e bujqesise
Me anë të një njoftimi publik, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se thirrjet për aplikim në këtë ministri për Grante dhe Subvencione do të hapën në këtë muaj dhe se aplikimi do të jetë i mundshëm online.

Më poshtë është njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Ne tashmë jemi në finalizim të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe Programit për Pagesa Direkte 2016. Gjatë këtyre ditëve kemi shqyrtuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhë nga shoqata dhe përfaqësues të ndryshëm të agrobizneseve, por edhe institucione të tjera me rëndësi. Ne po përpiqemi që ta bëjmë edhe më të qartë dhe më të lehtë procesin e aplikimit dhe vlerësimit. Thirrjet për aplikim do të hapen së shpejti këtë muaj dhe çdo dokument do të jetë i qasshëm online dhe në kopje fizike.

Si gjithmonë do të synojmë të rrisim sa më shumë transparencën dhe efikasitetin. Ju ftojmë që të jeni gati me dokumentacionin e nevojshëm dhe të kërkoni sqarime për gjithçka. Mbështetja do të rritet dhe kështu besojmë se bashkërisht do të kontribuojmë në zhvillimin e sektorit dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Me përkrahjen e secilit prej jush besojmë se i gjithë procesi do të shkojë edhe më mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për gabimet apo lëshimet eventuale që mund të kenë ndodhë dhe ndodhin, por duhet ditur se gabimet ndodhin kudo, siç ndodhin edhe tek vet fermerët, aq më tepër të menaxhosh një proces prej mbi 40 mijë aplikimesh në vit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU