Klan Kosova tregon sa shpenzuan komunat për dekorime, tallet me dekorimin e Rahovecit

0
3348

Mijëra euro u shpenzuan në dekorimet e Vitit të Ri nëpër Komunat e Kosovoës.

Ndonëse para u shpenzuan shumë, disa prej dekorimeve u cilësuan si të shëmtuara, njofton Klan Kosova.

Një i tillë ishte në Rahovec, që u cilësua edhe si shëmtia e qytezës. Por bredhi i dekoruar nuk qëndroi gjatë, dhe u zëvendësua me një, jo fort më të mirë se i pari.

E pikërisht për këtë “dekorim” u ndan nga komuna gjashtë mijë euro.

Ndërkohë, dritat dekoruese, u dogjën pothuajse menjëherë.

Sidoqoftë, qytetarët u shfaqën të lumtur, që i ashtuquajturi dekori i parë, u zëvendësua me një bredh tjetër.

E drejtori i shërbimeve i tha Klanit përmes telefonit, se zbukurimi i një objekti që i ngjante bredhit, u bë vetëm për improvizim derisa e morën pemën e vitit të ri.

Ndërkohë, për shëmtinë, bredhin, fishekzjarrët e disa aktivitete të tjera, Rahoveci shpenzoi 7 mijë e 900 euro.

Për festat e fundvitit u zbukurua edhe në Gjakovë.  Zbukurimi i qytetit i kushtoi Komunës së Gjakovës, tetë mijë euro.

Gati njëherë më shumë se Gjakova, në drita, dekore e gjëra tjera përcjellëse, për ndërrimin e mot-moteve, shpenzoi Ferizaj.

Kjo komunë, që e ka bredhin më të madh se vet objekti komunal, shpenzoi 15 mijë euro për zbukurime.

E qytetarët janë të kënaqur, ani pse mendojnë se kosto është e lartë.

Për zbukurimin e Mitrovicës, janë përkujdesur dy organizata jo qeveritare, kurse komuna ka dhënë 4000 mijë euro për aktivitete artistike.

2 mijë euro më pak, shpenzoi Skenderaj, edhe pse këtë e kanë bërë me dyshim.

Kurse kampion për ndarje të buxhetit për dekor po qëndron Prishtina.

Kryeqyteti ka ndarë afër 50.000 mijë euro për festat e fundvitit.

Përkeqësimi i ajrit këto ditë të fundit, ka bërë që këtë vit në kryeqytetet të mos hidhen fishekzjarrë.

Për më tepër shikoni kronikën e përgatitur nga Agan Hajdarhoxha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU