Ky është çeçeni që vrau 45 vjeçarin nga Rahoveci

12

Rexhep Mustafa 45 vjeçar nga fshati Potaçan i Rahovecit u vra mbrëmjen e së hënës në Linz të Austrisë nga nga një person nga Çeçenia.

I dyshuari për vrasjen e Mustafës, Achmed Daschajev 23 vjeçar dhe një bashkëpunëtor i tij, janë arratisur dhe policia austriake ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për kapjen e tyre.

Mediat austriake bëjnë të ditur se Mustafa baba i katër fëmijëve u vra me një plumb në kokë në afërsi të një lokali emigrantësh.

Si motiv i vrasjes thuhet të jetë zënka që djali i viktimës kishte pasur një ditë më parë me autorin e krimit.

Pas kryerjes së krimit autori dhe bashkëpunëtori i tij thuhet të kenë ikur me një Audi A6, dhe mendohet se kanë arritur që ta lëshojnë Austrinë.

Përveç çeçenit, policia ka lëshuar fletë arrest edhe për 27 vjeçarin Elvedin Rekic, i dyshuar si bashkëpunëtor i dorasit, i cili ka drejtuar veturën në momentin e largimit të tyre nga vendi i krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here