Ky është numri i votave me kusht dhe me postë, Idriz Vehapit i shuhen shpresat

2414

Pas rinumërimit të votave në Fortesë, ku u vërtetua se nuk ka lëvizur as edhe një votë e vetme, kanë mbetur për t’u numëruar votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe me postë në Rahovec.

Por, a ka gjasa që të përmbyset ky rezultat?

Sipas numërave të siguruara nga RahovecPress, janë gjithsej 186 vota me kusht dhe 4 me postë në Rahovec – totali 190 vota.

Kurse, diferenca mes Latifit dhe Vehapit është 241 vota. Pra, edhe sikur të gjitha votat me kusht dhe me postë, që janë 190, t’i shkojnë Idriz Vehapit, Smajl Latifi sërish do të jetë fitues.

Andaj, Vehapi edhe matematikisht e ka humbur garën për Rahovecin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here