Latifi jep lajmin e mirë: Stone Castle hap dyert për pranimin e rrushit

227

Kandidati nga radhët e AAK-së për kryetar të Komunës, Smajl Latifi, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Stone Castle nga sot do të hap dyert për pranimin e rrushit.

Tash e sa kohë situata e rrushit ishte pa zgjidhje, me neglizhencën e institucioneve bërë edhe për veraritë edhe për vreshtarët, por si duket, me insistimin e Latifit, u arrit marrëveshja që bodrumi më i madh në vend të pranojë rrushin.

Lexoni më poshtë atë që ka shkruar Latifi:

Një lajm i mirë!

Edhe sivjet bëhet pranimi i rrushit.

Nga data 6 shtator, pra nga sot në mëngjes, prej orës 8:00, dyert e bodrumit Stone Castle janë të hapura për prodhuesit e rrushit.

Është ky një lajm i gëzuar për të gjithë dhe për mua personalisht, i cili erdhi pasi z. Ramush Haradinaj Kryeministri në ardhje dëgjoi zërin tonë dhe arriti një zgjidhje bashkë me pronarin e kompanisë Stone Castle, z. Rrustem Gecaj.
Kaluam momente të veçanta sonte në bodrumin e z. Rrustem Gecajt bashkë me deputetët z. Blerim Kuqi e z. Daut Haradinaj, si dhe me Shejh Besimin e miq të tjerë ku edhe trajtuam tema me interes për Rahovecin.

Besojmë se vetëm me këso qasje dhe me përkushtime serioze, për vreshtarët, verëtarët dhe të gjithë farmerët, në të ardhmen do të kemi lajme dhe ditë të mira për bujqësinë te ne dhe për të gjithë qytetarët e Rahovecit e të tërë Kosovës.

Faleminderit z. Rrustem Gecaj!
Faleminderit z. Ramush Haradinaj! 
Urime vreshtarë të Rahovecit!

SL

Një lajm i mirë!Edhe sivjet bëhet pranimi i rrushit.Nga data 6 shtator, pra nga sot në mëngjes, prej orës 8:00,…

Posted by Smajl Latifi on Tuesday, September 5, 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here