Latifi – Vehapit: Ke punësuar militantë partiak, qitja lapsin sa e ke dëmtuar buxhetin

1268

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar kryetarin aktual për punësime partiake me kontratë mbi vepër, duke thënë se e ka dëmtuar edhe buxhetin e Komunës.

“Vërtetë ka punësime të militantëve partiak. Ka kontrata mbi vepër Idriz! I ke 32 kontrata në vitin 2015, i ke 23 kontrata mbi vepër në vitin 2016. Minimumi i kontratës për një muaj, për një person, është 295 euro”, ka thënë Latifi në debatin në TV Dukagjini.

“Diku 7 ose 8 janë në këtë vit deri tash, e presim raportin më tutje. Kryetari aktual, duke ditur se minimum secili paguhet 295 euro në muaj, le t’ja qet lapsin se sa e ka dëmtuar buxhetin me militantë”, ka thënë Latifi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here