Latifi viziton familjen e Tonit pas ndarjes së medaljes nga shteti kroat

2546

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar familjen e heroit kombëtar, komandantit Xhelal Hajda – Toni.

Vizita e tij ka ardhur pasi shteti i Kroacisë ka ndarë një medalje për kontributin e Tonit në luftë në këtë shtet.

“Pasi mora lajmin për ndarjen e medaljes mirënjohëse nga shteti kroat për komandantin tonë dhe heroin e kombit Xhelal Hajda – Toni, e vizitova sot familjen e tij.

U prita ngrohtësisht nga kjo familje që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin në periudha historike, ndërsa unë i urova për medaljen e Tonit.

E kam thënë shumë herë dhe do e them sa herë të më vijë rasti – nuk mund të shikojmë nga e ardhmja pa kujtuar sakrificat që kemi bërë si shoqëri për të arritur ku jemi sot!

Familjes së Tonit i shpalosa edhe disa projekte që janë pjesë e programit tim e që kanë të bëjnë me përkujdesje më të veçantë për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës. Një nga planet është që të krijojmë çmime të rëndësishme e që do të ndahen nga komuna, me emra të atyre që dhanë jetën për liri, si shenjë nderimi, kujtimi dhe respekti për ta!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Pasi mora lajmin për ndarjen e medaljes mirënjohëse nga shteti kroat për komandantin tonë dhe heroin e kombit Xhelal…

Posted by Smajl Latifi on Sunday, October 8, 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here