Latifi: Zgjedhjet e reja të parakohshme mbeten shans i vetëm

0
1393

latifi-230712-450773Ish kryetari i komunës së Rahovecit dhe kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, ka komentuar në profilin e tij në Facebook rreth situates aktuale politike dhe zgjedhjeve të parakoshme që sipas Latifit është shansi i vetëm.

Ky është postimi i plotë:

Realisht, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës kanë krizë të patejkalueshme të legjitimitetit.
Është racionale të bëhet shpërndarja e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

Pra, nuk ka vend dhe hapësirë për të filluar me mbledhjet e parlamentit, as të rregullta dhe as për zgjedhjen e Presidentit.

Mendjet racionale, për asnjë çmim, as që do të tentonin të bënin veprime që konsistojnë në përkeqësimin e mëtejmë të gjendjes së sotme.

Kosovës i nevojiten mendjet racionale ku s’i gjen dot te shkaktarët e krizës, PDK-LDK-LISTA SERBE.

Në kokat e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit po e shohim se mbizotërojnë: egoizmi i sëmurë, smira, lakmia, arroganca, veprimet dhe deklarimet e ulta, fyerjet dhe cilësimet non-sens ndaj opozitës dhe të mbi 100 mijë qytetarëve të pakënaqur.

Edhe për shkak të jo-racionalitetit të Isës dhe Hashimit i cili vazhdon të shpërfaqet me ashpërsinë e shprehur deri në kufijtë e mosdurimit, zgjedhjet e reja të parakohshme, mbeten opsioni i vetëm për të dalë nga kjo varfëri e skajshme që ju faturohet këtyre mendjeve, vërtet të sëmura.

Kosova sot po sfidohet me krizë të rëndë, jo-funksionalitet, dështime, izolim, bllokadë dhe gjendje dëshpëruese e të pashpresë pothuajse në çdo fushë. Dhe nëse Kosovën dhe popullin tonë po përjeton trazimin dhe tronditjen njëkohësisht, mbetemi të përcaktuar të insistojmë në zgjidhjen që sjellë qetësinë dhe normalitetin tanimë të humbur. Zgjedhje, zgjedhje dhe vetëm zgjedhje sa më shpejtë!

Vetëm nga vota e lirë e qytetarëve do të zgjedhen përfaqësuesit legalë dhe legjitimë që udhëheqin me një mandat të ri me institucionet e Republikës së Kosovës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU