Libri i botuar më 1942 në Itali, i përdorur në Rahovec

0
1217

liber kendimiRuajtja e librave të vjetra paraqesin vlerën dhe trashëgiminë kulturore, dhe njerëzit që e bëjnë këtë meritojnë çdo respekt. Avokati nga Rahoveci, Zyber Zeka, në vitrinat e tij i ruan librat që nga klasat e para të shkolllës fillore, e njëri prej atyre librave të vjetra është edhe Libër këndimi (leximi), i cili libër është i botuar në gegënisht në Firenze të Italisë më 1942 nga shtëpia botuese Marzocco.

Ky libër është sistemuar si libër shteti për shkollat fillore në Shqipëri, ndërkaq ai lidhur me këto ekzemplare unikate si dhe libra shkollore, ekskluzivisht për RahovecPress thotë: “Unë klasën e parë kam filluar të vijoj në vitin shkollor 1944 – 45, dhe atëherë nuk kemi pasur as fletore për të shkruar. Librat na kanë ardhur nga Shqipëria, por të botuara në Itali. Librat i kam ruajt dhe do ti ruaj ende, sepse gjithmon kam ditur vlerën e librit, ndërkaq këto të klasave të para të shkollës janë thesar i imi, i cili nuk matet me kilograma ari./RahovecPress/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU