MARKETING

MARKETINGU NË RAHOVECPRESS

web_marketing_targetMënyra e informimit në vitet e fundit ka ndryshuar shumë. Fuqia e rrjeteve sociale dhe webfaqeve informuese i ka mposhtur format klasike të informimit si TV, Gazetat, Radiot etj. Dinamizmi i jetës së përditshme ka ndikuar që njerëzit tashmë të shfrytëzojnë një paisje të vogël si telefoni, apo edhe tablet e kompjuter që të lexojnë dhe informohen për atë që ndodh në botë.

Pikërisht për këtë shkak është formuar portali RahovecPress. Duke qenë i pari portal profesionist online që informon qytetarët e Rahovecit me ndodhitë që ndodhin në Komunë, po edhe më gjërë, RahovecPress ka arritur që të bëhet burim informacioni për shumë Rahovecas që nga ditët e para të themelimit.

Tashmë RahovecPress është bërë baza e informimit për të gjithë qytetarët e Rahovecit e po citohet edhe nga mediat e mëdha nacionale në Kosovë. Përveç kësaj, RahovecPress posedon një rrjet të faqeve në Facebook që shpërndajnë lajmet, duke u bërë kështu pjesë e përditshmërisë të shumë qytetarëve të Komunës.

Gjithë këto gjëra të cekura më lartë e bëjnë Portalin RahovecPress si një burim potencial të reklamimit/promovimit të produktit/shërbimit/ndërmarrjes që ju keni për qytetarët e Komunës së Rahovecit. Një lider i pakontestueshëm informimi që do të ju ofrojë mundësi të pakufishme të përhapjes dhe forcimit të brendit që ju keni.

Për të mësuar se si të reklamoni tek ne, klikoni në linkun më poshtë:

RahovecPress Reklama