Në Rahovec shënohet Dita Ndërkombëtare e Poezisë, me mbrëmje poetike të dinjitetshme

0
911

121 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Poezisë, në Rahovec u shënua me mbrëmje poetike të dinjitetshme, në organizimin  e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku ishin të pranishëm krijues të shumtë të poezisë, artdashësit, si dhe vullnetarë të Qendrës Rinore S.H,L.”Kosova” në Rahovec, por mbrëmjen me prezencën e tyre e kanë nderuar edhe poetët nga Malisheva fqinje, dr.prof. Sabahudin Cena dhe përkthyesi Fadil Bajraj.

Qemajl Krasniqi, udhëheqës i sektorit për Rini dhe Sport, pranë Drejtorisë për KRS, duke përshëndetur të pranishmit, thotë: “Qëllimi i themelimit të Ditës Ndërkombëtare të poezisë është përkrahja e leximit dhe krijimtarisë poetike. UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për të rritur gjallërinë dhe shpirtërinë e  krijimtarisë poetike. Poezia lind nga dashuria për të mbijetuar jetën përmes vargjeve, për dallim nga proza, intonacioni i poezisë ndjek rregullat e caktuara, dhe është instinktive, dhe ekziston si mineralet në brendësi të tokës”.

“Koncepti i poezisë është shumë i gjërë , rrok pafundësinë e oqeaneve, dhe në ndryshim nga proza, poezia është një regjenerim emocional, me një fjalë, poezia është mbretëreshë e artit letrar, siç është atletika mbretëreshë e sportit”, thotë në fund Krasniqi.

Drejtori i Drejtorisë për KRS, Gardalin Shtavica, i cili për dy muaj të mandatit të tij ka treguar prirje dhe vullnet për organizimin e aktiviteteve kulturore, thotë: “Êshtë nder dhe kënaqësi e veçant për mua që ju drejtohem juve krijimtarëve të poezisë, mjeshtër të penës, ju falëmnderit për këtë pjesëmarrje dinjitoze dhe masovike, poetët janë ikonat të ndritshme dhe bartës të idealeve të larta në kërkim të perfeksionit. Ju uroj shumë suksese në krijimtarinë tuaj letrare dhe falëmnderit edhe njëherë për pjesëmarrje”.
Në vazhdim, vargjet e tyre poetike kanë lexuar poetët  Bedri Zyberaj, Hazir Luta, Bedri Dula, Milazim Bajraj, dr. Besa Hoxha – Beqiri, e cila bibliotekës e qytetit “Sulejman Kraniqi”, ku është mbajtur mbrëmja poetike, iu ka dhuruar dy libra nga historia e gjuhës shqipe, Smajl Gashi, nga Malisheva vargjet e tyre kanë lexuar Mehdi Krasniqi, një poezi kushtuar një lisi të mbrojtur me ligj, por mjerisht i prerë nga persona të papërgjegjshëm, Izet Shala dhe Fadil Javori, ndërkaq nga vullnetarët e Qendrës Rinore, një poezi ka lexuar Egzon Ejupi.

Por poezia e cila ka shkaktuar më shumë duartrokitje dhe e cila ka ngjallur emocione, ishte ajo e filloristes Albena Durguti, e cila ka lexuar poezinë kushtuar xhaxhait të saj martir, Arbenit, i vrarë nga paramilitarët serb.

Në këtë mbrëmje poetike, janë lexuar edhe dy poezi të dërguar enkas nga poeti me famë botërore , Xhevdet Bajraj, i cili vepron dhe punon në Meksikën e largët.

Por poezia e cila ka shkaktuar më shumë duartrokitje dhe e cila ka ngjallur emocione, ishte ajo e filloristes Albena Durguti, e cila ka lexuar poezinë kushtuar xhaxhait të saj martir, Arbenit, të vrarë nga forcat paramilitare serbe.

Në fund, me mirënjohje dhe me nga një pikturë, për krijimtarinë e tyre letrare, janë nderuar Hazir Luta, Fadil Bajraj, dhe Fahredin Shehu, për t’u begatuar më vonë mbrëmja poetike me anegdota e aforizma, ku printe i pashmangshmi prof. Sabahudin Cena./RahovecPress/2

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU