Njoftim për aplikim për serra (FOTO)

0
1998

Njoftohen bujqit e komunës së Rahovecit se Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër te programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2016, ka parapare të bëjë ngritjen e serrave me participim për kultivuesit e perimeve.

Kriteret për aplikim për perfitimin e serrës në sipërfaqe prej 150m2

Të drejtën për aplikim kanë të gjthë fermerët dhe fermeret te komunes së Rahovecit që i përmbushin kriteret të parapara në vazhdim

1) Të jetë (fermer ose fermere) kultivues i perimeve.

2) Të mos jetë përfitues i serrave në vitet paraprake.

3) Të jete i gatshëm / e gatshme të nenshkruaj kontratën me kushtet e komunes.

Dokumentacionet të nevojshem per aplikim

1) Listën poseduese të tokës,

2) Skicën e parcelës ku do të vendoset serra.

3) Kopjen e letërnjoftimit të vlefshme të Republikës së Kosovës,

4) Kopjen e llogarisë bankare.

Kriteret e Perzgjedhjes dhe Financimit

  • Perzgjedhjen do ta bejë komisioni i formuar nga Komuna e Rahovecit, serrat do të jenë të tipit tunel (150m2) me konstrukcion të çelikt, me dimensione 30m gjatësi X 5m gjeresi dhe 3,2m lartësi, transmeton rahovecpress.
  • Participimi fermerëve përfitues të mini – serrave në llogari te operatorit do të jetë 25% të vierës së përgjithshme, ndërsa pjesa tjetër e vleres nga shuma e përgjithshme 75% financohet nga komuna e Rahovecit.

Informatat dhe data e Aplikimit

Aplikimi i fermerëve bëhet në zyrën komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, afati i aplikimit fillon prej datës 1 Shkurt deri me datën 12 Shkurt 2016. /Rahovecpress

Njoftim për aplikim për sera

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU