Pas pragut të HardhFest-it, për kokërr t’qefit!

3
3807

Betim ZllanogaBetim Zllanoga

Para se të flasim për dy edicionet e fundit, është shumë e rëndësishme të shkruhen disa fjalë për 13 vitet e kësaj feste dhe organzimin e saj në formatin e vjetër. Është me rëndësi sepse vetëm në këtë mënyrë do të kuptohet vlera e 2 (dy) edicioneve në formatin e ri, dhe kalimi i festës së vjeljes së rrushit në HardhFest.

Më kujtohet që në festën e vjeljes së rrushit në vitin 2014, bashkë me disa miq dhe kolegë vendosëm ta vizitojmë Rahovecin dhe shohim nga afër këtë organizim. Thënë të drejtën vizita ka ndodhur me insistimin e tyre dhe jo t’imin si Rahovecjan, nga frika e dëshpërimit me çfarë do shohin dhe përjetojnë. Dhe ashtu ndodhi, të gjithë vizitorët u dëshpëruan ndërsa unë u skuqa nga turpi.

Si ishte e mundur që një vend që njihet për rrush, për prodhimin e verës dhe rakisë, një vend ku pjesa dërmuese e popullatës varet nga shitja e këtyre produkteve të mos jetë në gjendje të organizojë një festë dhe promovim të këtyre vlerave?! Si ishte e mundur që askush të mos përkujdeset që të promovohen mbi 2500 hektarë vreshta; si ishte e mundur që komuna, qytetarët, komuniteti në përgjithësi nuk ishin në gjendje të organizojnë një festë dinjitoze për vreshtarët e vyeshëm të Rahovecit?! Si ishte e mundur që nga viti 2001 deri në vitin 2014, kjo festë për fat të keq dhe si pasojë e mungesës së aftësive profesionale dhe mungesës se vullnetit nga pushtetet ka shkuar duke u degraduar dhe shnderru në pazar (treg) të xhizës. Po, pikërisht në një pazar të xhizës!

Organizmi i Festës së vjeljes së rrushit në formatin e ri HardhFest, mund edhe të mos i pëlqejë dikuj, por një gjë është e sigurtë, Rahoveci, komuna jonë pas 15vitesh nga vullneti i shumicës së qytetarëve, nga puna e palodhshme vullnetare e anëtarëve të këshillit organizativ dhe nga vullneti politik i pushtetit lokal aktual ka një festival si i ka hije qytetit të rrushit.

Personalisht, kam pasur nderin dhe kënaqësine të jem pjesë e këshillit organizativ dy vitet e fundit. Të ndaj momente të vështira, momente mospajtimi por mbi të gjitha momente gëzimi dhe krenarie me profesionistet më të mirë të komunës sonë. Dhe për këtë ndjej obligim moral t’i falenderoj të gjithë anëtarët e këshillit organizativ për bashkëpunimin e treguar. Për fund, ky mund të jetë viti i fundit i angazhimit tim në HardhFest, por jam i bindur që festivali ka kriju një bazë të mirë për zhvillim ekonomik, kulturor e turistik në përgjithësi dhe vreshtarisë në vecanti.

P.S gabime dhe pakenaqësi ka pasur dhe çdoherë do ketë. Por, ky organizim është dëshmia më e mirë se si aktivizmi qytetar, shoqëria civile dhe pushteti lokal bashkarisht mund të bëjnë shumë për vendin.

 

3 KOMENTE

  1. Quditem me ju organizatortet e hardhfestit,do shprehem keshtu: Nese eshte Hardhfesti i Rahovecit qa doni ather ne Bernjak???? Apo bosi i stonecastel ju ka futur naj lek ne gjep,per ta promovuar ate ma shum,si sju vije turp ton kete vend tek Park Plaza,Stadiumi i qytetit,parku Toni dhe Mici me qindra biznese ne qytet e ju e qoni festen ne loq e pluhur e ter fusha me gunga ku e ku e keni oranizuar manifestimin,si duket ose jeni qorue ose nuk doni ti shifni keto guna TURP TURP i TURPIT jeni Oranizator.

  2. Nuk e di ku la lesi feste ku cdo gje eshte falas, se paku une ende nuk kam ndier ketu ne Gjermani.
    Pergezime nese ka qene feste e sukseshme pasi nuk kam marre pjese, mirpo ne baue te mediave mu duk sikur nje openair konzert.
    Fokusi duhet te jete me shume qe prodhuesit te perfitojne sa me shume nka ky event.

  3. Organizimi ka qene i mire ne pergjithesi,por qmimi i larte i pijeve alkoolike me 2 ,3 euro etj ka ngjare me shume nje hardh-panairi ose biznesi profitabil per nje grup aty e jo nje feste. Hardh-Festi ne bashkepunim me Komunen e Rahovecit do duhej te ofronte pije dhe ushqime falas dhe te shenderronte ate tamam ne feste per komunen tone

PËRGJIGJU