PDK nuk pajtohet me humbjen në Rahovec

3249

Dega e PDK-së në Rahovec, me anë të një komunikate ka njoftuar se “me vota unanime, kryesia e degës nuk pajtohet me rezultatin në Rahovec”.

Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të PDK-së, dega në Rahovec.

Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit
Me 23 Nëntor 2017 me fillim në ora 16:00, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt në të cilën ka shqyrtuar pikën, “Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit”. Pas përfundimit të diskutimit dhe analizave Kryesia e Degës, me vota unanime ka marrë vendim; nuk pajtohet me rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja.
Arsyet e mos pranimit të rezultateve janë:
-Përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit,
-Kondrabandimi i votave të votuesve,
-Deformimi i vullnetit të votuesit,
-Manipulimi i votave të pavlefshme,
-Kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve.
Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzoj të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here