Përmbledhje e debatit për Rahovecin në RTK (Video)

2780

Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidatët për kryetar të Komunës së Rahovecit kanë prezantuar ofertën e tyre.

Idriz Vehapi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se po kërkon edhe një mandat për të qeverisur këtë komunë, duke e marrë për  bazë punët e mira që i ka bërë në këtë komunë. “Ne kemi platformën për të zhvilluar këtë komunë, duke u ndal më shumë zhvillimin e bujqësisë në  Rahovec. Do të krijojmë nj Agrozonë, po ashtu do të mbështesim edhe të rinjtë, do të investojmë në shëndetësia, arsim, kulturë, sport etj”, tha Vehapi. Po ashtu sipas tij edhe mjedisi do të jetë si prioritet.

Kurse Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vlerësoi se platforma e qeverisjes së tij është hartuar nga takimet që i ka pasur me qytetarët e Rahovecit. “Do të punojmë në bujqësia, për shkak se kjo komunë e ka këtë specifikë. Do të investojmë që kjo fushë të ketë më shumë më shumë, qoftë me përkrahje nga institucionet e Kosovës, po ashtu edhe me donatorë. Do të ketë mbështetje edhe shëndetësia, do të angazhohemi për rend e disiplinë që qytetarët në nevojë të marrin më shumë shërbime:, tha ai. Sipas tij edhe fushat e tjera, do të jenë në platformën e tij, si sporti, kultura, arsimi etj.

Ndërsa Ibrahim Kryeziu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), deklaroi se plani i tij është përgatitur nga ekspertët. ‘Fokusimi imë tek zhvillimi  ekonomik lokal që ka si qëllim të hapim biznese të reja. Unë kam parapri ndërtimin e një zone industriale, themelim të fondit për bizneset e reja, do të kemi partneritet me bizneset e reja”, tha ai. Kryeziu bëri me dije se ka idenë që të organizoj një panair në Rahovec. Po ashtu me grante dhe subvencione do të vazhdohet, pro në qeverisjen e tij do të rriten. Edhe në arsim, shëndetësia, kulturë e sport, ai ka paraparë që të ketë mbështetje.

Ndërkaq Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se programi i tij bazohet në zhvillim. ”Të gjitha qeverisjet nga paslufta kanë qenë jo efektive dhe të dështuara. Unë kam paraparë të mbështes bujqësinë. Do të krijojë mundësi që të kemi trajnime në bujqësi”, tha ai. Po ashtu ai ka parapri që të ketë prioritet edhe fushat e tjera që janë me rëndësi për qytetarët e Rahovecit. “Do të kemi ujë për 24 orë, po ashtu do të ndërtojmë katër çerdhe”, tha Korenica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here