Përmes Facebook-ut, vetura e vjedhur gjendet në Rahovec

3248

Pak ditë pasi u gjet një kamion i vjedhur përmes grupit të Facebookut “Marakli t’kerreve”, një histori e ngjashme është përsëritur këtë javë.

Arbulon Morina kishte postuar në këtë grup më 10 shtator duke kërkuar nga “Maraklitë” që t’i ndihmojnë në gjetjen e një Smarti të vjedhur, ndërsa vetëm katër ditë më pas ai ka falënderuar grupin duke treguar se falë tyre e ka gjetur veturën.

Veturës në fotografitë e reja pas gjetjes vërehet se i janë ndërruar tabelat. Sipas personit, të cilit i ishte vjedhur vetura, policia nuk ka arritur ta kapë mashtruesin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here