Rahovecasi, ndër agjentët më të dalluar të udhëtimit në Kanada

0
480
Hasku (i pari nga e majta) dhe Zejnullahu (i treti nga e majta) duke pranuar çmimin
Hasku (i pari nga e majta) dhe Zejnullahu (i treti nga e majta) duke pranuar çmimin

TravelOnly, një nga agjencitë më të mëdha të udhëtimit në Kanada, me mbi 600 agjentë të punësuar, ka mbajtur mbrëmjen gala duke shpallur më të mirët e saj për vitin 2016.

Dy agjentë të kësaj agjencie, janë Dashnor Hasku dhe Bujar Zejnullahu nga Kosova. Hasku është nga Rahoveci.

Janë pikërisht dy kosovarët ata që kanë arritur të fitojnë çmimin kryesor të kësaj agjencie – ata janë njohur si më të mirët në shitje dhe komisione.

Fitoren e tyre ata e kanë arritur duke punuar kryesisht me shqiptarët në Kanada.

Ata këtë çmim e kanë arritur për të dytin vit radhazi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU