Rahovecianët garojnë në shtrydhjen e rrushit

216

Aktivitetet e festivalit “Hardh Fest” në Rahovec po vazhdojnë edhe sot.

Në ditën e tij të dytë, njëra ndër pikat e lezetshme ishte edhe gara në shkeljen/shtrydhjen e rrushit, ku morën pjesë disa të rinj dhe të reja.

Ky aktivitet përveç se ka karakter garues, është edhe shumë argëtues, si për pjesëmarrësit e garës ashtu edhe për të pranishmit aty.

Kjo mënyrë e përfitimit të lëngut të rrushit është sinonim i traditës së lashtë shqiptare të kultivimit të pijeve alkoolike nga hardhia e rrushit, si vera, rakia, etj.

Gjatë mbrëmjes së sotshme do të vazhdojnë aktivitetet, ku mes tjerash do të ketë koncert me performues Grupin 403, DJ Maarvel, Offchestra, Familja Shtavica etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here