Ju ndodheni në: Rreth Rahovecit / RahovecPress saqrim për opinionin publik

RahovecPress saqrim për opinionin publik

loogo
Të nderuar vizitor të portalit RahovecPress dhe qytetar të Komunës së Rahovecit.

Kohëve të fundit RahovecPress është bërë cak i sulmeve të ulta nga persona të shumtë që tentojnë ta njollosin një iniciativë krejtësisht vullnetare dhe neutrale përballë qytetarëve të Rahovecit.

RahovecPress është formuar për shkak se një portal informativ kualitativ i ka munguar kësaj komune, për asnjë shkak tjetër. Akuzat e ulta bëhen nga qarqe të ndryshme politike, si një taktikë e përdorur nga njerëz të tillë ndër vite, njerëz që me fjalë dhe sulme të tilla të ulta tentojnë që të shtrijnë autoritetin e tyre në çdo hapsirë që është e mundur.

RahovecPress i premton vizitorëve të portalit tonë se do të jemi neutral dhe profesional në informim, dhe do të ju sjellim lajme e artikuj që janë në interes të të gjithë qytetarëve të komunës pa dallime.

Me respekt,
Stafi i RahovecPress.

Sqarim: 
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. RahovecPress mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë së portalit RahovecPress.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

7 komente

  1. sqarimi i portalit eshte ne rregull,vetem me neutralitetin fitohen simpatite dhe perkrahja.Ne mungese te kolapsit dhe territ informativ nga Rahovecit,hapja e portalit ka qene me se e domosdoshme,dhe kete inisiative mund te kritikojne ata te ulet, dhe me diapazon te shkurter ose ekstrem militarista te subjekteve politike.Besoj qe RahovecPress do te fitoje me punen,objektivitetin,azhuritetin,perkrahje edhe ma te madhe,jo vetem ne komunen tone,por edhe ne tere Kosoven.Ne fund,mund t’ju deshiroj vetem suksese dhe Urime Vitin e Ri 2014 te gjithe lexuesve te RahovecPress.tung nga Rahoveci.

  2. Pershendetje.
    Per te qene profesional dhe serioz para Rahovecasve Ju (stafi i portalit) duhet se pari te jeni transparent dhe te publikoni ne teresi emrat dhe mbiemrat e ketij stafi pasi qe ne jemi vend i vogel dhe nihemi. Vetem ne kete menyre mund te pretendoni te fitoni simpatine dhe besimin e Rahove asve!
    Besoj se skeni se pse te fshiheni!
    Adi

  3. shpresoj qe jeni neutral dhe shume ide e qelluar qe qyteti jon me pas ni faqe per lajme, ju uroj te punoni dhe te vazhdoni keshtu se me te vertet eshte nje ide e qelluar per neve qe jemi ne mergim po dojna me dite ma shum per rahovecin qe edhe na merr malli shum. suksese

  4. tung tung. stafi i rahovecipresit nese jeni tpa anshem ateher besoj se keni me ma publiku ket koment. Na e dijm qe rumir zhuniqi dhe qemajl krasniqi si dy veta prej partia AAK jini pronara tksaj faqe. qysh muni me kon tpa anshem kur krejt komuna ju njeh si militanta ta smail latifajt e AAKs.

  5. u stafi i rahovecpress-it keni qellime shum te mira dhe te moralshme por disa njerez jan te pandergjegjshem

  6. Pi cka po nerri me njerz te deshtuar, le te flasim me goj se vepra spo muj bojne. Rrespekt per iniciativen dhe faqen shume te qelluar per qyetin tone. Suksese

  7. Ashtu duhet me u kan, sban me majt asnje ane politike

Kendi i komenteve

E-mali juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuar me *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top