Reagimi i Çadrakut ndaj artikullit të RahovecPress

1452

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Rahovec, Dervish Çadraku, ka reaguar ndaj artikullit “Çadraku kërkon ta përkrahë Vehapin, strukturat e kundërshtojnë fuqishëm“.

RahovecPress ua sjell më poshtë reagimin e Çadrakut pa ndërhyrje dhe të plotë, siç e ka postuar në Facebook:

“Sot ne portalin RahovecPress është publikuar nje artikull lidhur me takimin tim me kandidatin për kryetar të Komunës nga PDK, Idriz Vehapi, me ç’rast kanë publikuar një të pavërtetë kinse unë në strukturat e Vetëvendosjes kam insituar për koalicion me PDK-në. Artikulli në fjalë bazohet në spekulime dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën, ngase si kryetar i Degës së Vetëvendosjes në Rahovec mbështes qëndrimin e përjashtimit të çdo mundësie për kolalicion me PDK-në. Konform etikës së gazetarisë ftoj portalin RahoveciPress që ta korrigjoj këtë artikull të pa saktë sepse shkrimet e tilla e dëmtojnë dhe e bëjnë jo serioz dhe të pa vlerë këtë portal”.

RahovecPress dëshiron të informojë publikun e gjërë se i qëndron prapa lajmit të publikuar sot.
 
Burime të ndryshme brenda strukturave të Vetëvendsojes në Rahovec na e kanë konfirmuar informatën dhe ne e kemi publikuar vetëm pasi kemi marrë disa konfirmime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here