Rrëmujë në zyrën e Vehapit, arsimtari futet në zyrë dhe kërcënon kryetarin

4552

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, është kërcënuar sot në zyrën e tij të punës nga një qytetar i kësaj komune.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Sipas zëdhënëses, Policia ka marrë një informacion se sot rreth orës 15:40, në zyrën e Drejtorisë për Arsim në Komunën e Rahovecit, një arsimtar kishte filluar të bërtas me ton të lartë.

“Më pas personi ka hyrë edhe në zyrën e kryetarit aktual të kësaj Komune me ç’rast e ka kanosur edhe kryetarin derisa ka ndërhyrë stafi i Komunës dhe e ka larguar nga zyra”, tha Lirije Podrimaj për KALLXO.com.

Me të marrë informacionin, patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar në ora 17:00 nē shtëpinë e tij.

“Pas intervistimit, personi mbahet në ndalim policor prej 48 orësh me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here