Stone Castle kërkon 500 punëtorë, nuk i gjen dot!

0
3880

Kosova është vendi i paradokseve. Me një shkallë të lartë të papunësisë, por me kompani që nuk mund të gjejnë punëtorë.

Një kompani e këtillë, është prodhuesi i verës në Rahovec, Stone Castle, e cila është në kërkim të 500 punëtorëve, pasi përveç tregut evropian, ka nisur eksportin edhe në SHBA. Në zyrën komunale të punësimit në Rahovec, rezultojnë si të papunë rreth 8 mijë persona. Por, punëtorë nuk po mund të gjejnë edhe disa kompani të tjera.

“kemi investuar mbi 20 milionë euro në teknologji dhe në rivitalizim të vreshtave, por kemi problem në gjetjen e punëtorëve në vjelje, për arsye se në këtë kohë të vjeljes sado që gjejmë punëtorë, që për momentin kemi 500 punëtorë sezonal, prap se prap kemi nevojë për punëtorë tjerë, në mënyrë që të kemi vjelje sa më të shpejtë dhe më të suksesshme”, ka theksuar Artur Cami nga kompania “Stone Castle”.

Ai ka thënë se kjo kompani nuk ka barriera në eksportimin e verërave jashtë vendit. “Përveç Evropës kemi arritur që eksportin ta zgjerojmë edhe në SHBA. Barriera nuk ka. Një barrierë e vogël kanë qenë standardet e prodhimit dhe kualitetit, të cilat tash e tutje nuk do t’i kemi”, ka shtuar Cami.

Ndonëse kërkesat për punë janë të mëdha të rinjtë rahovecas hezitojnë të punojnë. “Çdo muaj kemi nga 30-40 kërkesa për kandidat që të punësohen, por gjithmonë dështojmë me ato që ata kërkojnë. Për shembull Termo-sistemi, një ndërmarrje më serioze dhe më profitabile, të gjitha normat juridike i respekton: orarin e punës 8 orë, ushqim kualitativ, shtuneve e dieleve pushim, jashtë orarit i kompenson ekstra, por të rinjt nuk duan të shkojnë të punojnë“, ka thënë Muhedin Sharku, këshilltar për punësim në Komunën e Rahovecit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU