Stone Castle në panairin më të madh të verave në botë

76

Prodhuesi më i madh i verave në Kosovë, kompania Stone Castle është duke prezantuar produktet e saja në panairin më të madh të verave në botë, Vinitaly që po mbahet në Verona të Italisë.

Ky përfaqësim i një prodhuesi kosovar bëhet për herë të parë, Stone Castle po prezanton prodhimet e verave nga Kosova.

Drejtori i kompanisë Stone Castle Avdi Gecaj, ka treguar se gjatë këtij panairi ka pasur interesim të madh nga pjesëmarrësit për të shijuar verat që prodhohen në Kosovë.

“Pas 50 vitesh te Vinitaly – panairi më i madh në Evrope, Kosova respektivisht Stone Castle ka bërë histori duke i shërbyer verat më të mira. Dita jone e parë kishte sukses të madh, tregu ndërkombëtare është shumë i interesuar për shtetin e vogël të Kosovës. Ky është një hap shumë i madh pasi po ju bëjmë me dije që shteti ynë është këtu dhe i gatshëm të konkurroj me cilesinë dhe çmimet e tregut globale”, ka thënë Gecaj.

Në këtë panair po marrin pjesë mbi 4700 prodhuesve të verave nga e gjithë bota. /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here