Teqeja e Rifaive në Rahovec, tre breza në një shekull histori

1
6148

teqja

Është muaji Muharrem, i shenjtë për dervishët, dhe Sheh Mehdi Shehu mban në dorë një shishe gjysmë të mbushur me lëng. Prin drejt vendit ku pret mysafirët, në hapësirën e Teqesë së Haxhi Shejh Iljazit që në Rahovec ndryshe njihet edhe si Teqeja e Haxhi Shejh Lazes.

Sheh Mehdiu është i treti në postin më të lartë të kësaj teqeje të rendit Rifai në qytetin e moçëm në jugperëndim të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Teqeja u themelua në vitin 1902. Teksa kryqëzon këmbët dhe ulet në divanin e tij që është paksa më lart sesa ai përballë tij ku ulen mysafirët, Shehu ndez kompjuterin e tij. Vazhdon të pijë nga shishja me lëng, e vetë kujdeset për të shërbyer mysafirët me të tjera shishe.

Ambienti që ndodhet para hyrjes në semahane është i këndshëm dhe plot artefakte. Bien në sy dy tavolina të vogla prej druri, të punuara me gdhendje me dorë.

“M’i kanë sjellë nga Bosnja”, thotë Shehu, që preferon që biseda për monumentin e vjetër më shumë se një shekull, bashkë me rrëfimet për vlerat shpirtërore, kulturore e historike të tij të bëhet me koncentrim më të madh.

Zanafilla e lidhur me Sheh Iljazin

Natyrshëm, rrëfimin për Teqenë e tij Shehu e nis te gjeneza.

“E ka themeluar Haxhi Shejh Iljazi në vitin 1902 ose (1320 hixhri), ku edhe ekziston tarihi në derë të Teqesë. Teqeja quhet ‘Teqeja Haxhi Shejh Iljazit’, ose siç njihet në popull Teqeja Haxhi Shejh Lazes”, shpjegon Shehu… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

1 koment

PËRGJIGJU