Urimet e figurave kryesore politike të Rahovecit për ndërrimin e moteve

0
183

Tri figurat kryesore të partive më të mëdha politike lokale, Idriz Vehapi nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK dhe Smajl Latifi nga AAK, kanë uruar ndërrimin e motmoteve.

Idriz Vehapi nga PDK, që njëherit është edhe kryetar aktual, ka uruar që viti 2017 të na sjellë lumturi e mirëqenie.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, Vitin 2016 po e lëmë prapa, me te gjitha perjetimet që kemi pasur, me sukseset dhe përpjekjet për një jetë më të mirë e më të begatë.

Viti 2017 le të jetë me më shumë shpresë e gëzim, le të na  sjellë lumturi, shëndet e mirëqenie. 

Le të jetë një Vit i veçantë e i lumtur i jetës suaj, le të jenë miqtë e vërtetë gjithmonë me ju. 

Uroj që Viti i Ri t’ju sjellë për ju dhe të dashurit tuaj shëndet, lumturi, gëzim, suksese. 

Uroj të sjellë paqe e zhvillim për vendin tonë – Kosovën.

Viti i Ri le të jetë vit i pritjeve dhe i realizimeve të dëshirave Tuaja. Urime!“, ka uruar Vehapi.

Urim ka bërë edhe Avdullah Hoti, kryetar i degës së LDK-së në Rahovec dhe ministër i financave.

Te dashur miq, Ju uroj te gjitheve vitin e ri. Shendet e gezime per juve dhe familjet e juaja ne vitin 2017“, ka uruar Hoti.

Ndërkaq, vitin e ri e ka uruar edhe kryetari i degës së AAK-së në Rahovec dhe ish-kryetari Smajl Latifi.

PËR NJË VIT VËRTET TË RI!
***
Kosova po i jep lamtumirën edhe një viti të rëndë-2016, mbase njërit prej më të vëshirëve që nga paslufta çlirimtare.

Shqiptarët si komb, sa mirë që i kanë dy shtete (Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës), prandaj,ata edhe e meritojnë të kenë një jetë normale e dinjitoze në trojet e veta si dhe respektin e plotë instiucional ndaj mërgatës tonë e cila edhe është e madhe, edhe e shpërndanë në të katër anët e globit.

Sot, në këtë moment të ndërrimit të motmoteve, le të rikthejmë kujtesën tonë për rrugën e gjatë dhe të mundimshme që kaloi ky popull, rrugë e cila ende vazhdon, për të jetësuar bashkërisht krejt atë që është e mundshme nga ne.
Duke i mbajtur në mend ato që e karakterizuan Kosovën në një vit që mbetet i rëndë, i mbrapshtë dhe nuk mundet më që ta kemi luksin e të lejojmë t’i përsëritet Kosovës së rraskapitur edhe në vitin 2017.
Vetëm kujtojini sa goditjet i mori Kosova që ia zbehën përditë lirinë, pavarësinë, sovranitetin, terësinë tokësore si pasojë e qeverisjes pa kurrfarë dinjiteti e me një mal lëshimesh kundrejt vlerave më themelore të shtetit, e deri te korrupsioni, aferat, skandalet dhe dështimet pothuajse në çdo fushë, në 2017…!!!

Andaj, na presin:

– punët e përkushtuara për të rikthyer shpresat e këputura,
– motivim i madh për të vepruar përtej interesit personal e për interesat e përgjithshme,
– vullnet i plotë dhe guxim njerëzor për përballje me të keqen e cila i ka lëshuar thellë rrënjët në jetën tonë publike dhe shoqërinë shqiptare,
– më shumë sinqeritet ndaj njëri-tjetrit, poashtu respekt deri në përunjtësi ndaj sakrificave dhe gjakut të derdhur të shqiptarëve ndër breza, ndaj tërë asaj që së bashku i përjetuam në rrugëtimin tonë si dhe gjatë luftës çlirimtare,
– vlerësim real ndaj të gjithë atyre burrave dhe grave shqiptare që na mësuan, edukuan dhe na motivuan që t’i dalim zot atdheut tonë kur na thirri lufta për liri.
– përpjekje deri në maksimum që t’i bëjmë realitet ëndrrat e qindraemijëra bijve e bijave atdhetarë që nuk jetojnë më dhe u përjetësuan duke luftuar në forma e mënyra të ndryshme me mjetet që ua diktoi koha kur jetuan, që të jetohet në liri, me dinjitet dhe krenarë në këto troje,
– që të lëvizim dhe rrokullisim të gjithë gurët dhe Kosovës, qytetarëve të saj si dhe shqiptarëve kudo që jetojnë t’ju kthehet nderi, krenaria dhe dinjiteti.

Të punojmë për një vit vërtet të ri, të mbarë dhe të suksesshëm!

Urime dhe Gëzuar 2017!“, thuhet në urimin e Latifit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU