Vehapi reagon ndaj artikullit të RahovecPress

2587

Kandidati i PDK-së për kryetar komune, Idriz Vehapi, ka reaguar ndaj artikullit të RahovecPress, “Çadraku kërkon ta përkrahë Vehapin, strukturat e kundërshtojnë fuqishëm“.

Më poshtë, po ua sjellim të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e Vehapit:

“Të dashur miq,

Në portalin RahovecPress është publikuar një lajm kinse kam komunikuar dhe kam bërë negociata, siç thuhet “të avancuara”, me kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Dervish Çadraku.

Është e kuptueshme që, tash kur zgjedhjet janë afër, do të përdoren metoda të ulëta si kjo, nga portale joprofesionale, që përdorin edhe gënjeshtrën si metodë!

Por, unë kam qenë dhe do të vazhdoj të jem transparent dhe i sinqertë me Ju! Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm, ju siguroj!

Ju faleminderit!”.

RahovecPress dëshiron të informojë publikun e gjërë se i qëndron prapa lajmit të publikuar sot.
 
Burime të ndryshme brenda strukturave të Vetëvendsojes në Rahovec na e kanë konfirmuar informatën dhe ne e kemi publikuar vetëm pasi kemi marrë disa konfirmime.
 
Ne ju informojmë se edhe burime brenda PDK-së na kanë konfirmuar se ka pasur negociata me Vetëvendosjen. Madje, edhe vet Vehapi ka deklaruar publikisht disa herë se do të takohet dhe bisedojë me të gjitha partitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here